Aksident tragjik afër Pogradecit, 1 i vdekur, 4 në gjendje të rëndë

Aksident tragjik në aksin rrugor Korçë- Pogradec, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë dhe katër janë plagosur rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Leshnicës, pak kilometra nga Pogradeci, dhe sipas dëshmive dy automjete, një Merceses Benz dhe një Volkswagen Golf janë përplasur me njëra tjetrën.

Vendngjarja e aksidentit

Si pasojë ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip Golf, 53-vjeçari Agron Qamo, banues në Kamëz, ndërkohë që të plagosurit janë transportuar në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2