Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Arrestohet i dehuri, përplasi makinën e policisë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2019, 10:33 | Kronikë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 47 vjeçar në zonën e Bathores ndërsa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Shtetasi A. H., udhëtonte me mjetin e tij tip Benz nga Mjull Bathore për në autostradë, në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve.  Ishin qytetarët ata që njoftuan policinë, e cila u vu menjëherë në lëvizje për ndalimin  e këtij shtetasi.

Sapo ka parë postbllokun e policisë, A.H. ka tentuar t’i shmanget dhe për pasojë goditi mjetin e Policisë Rrugore, duke vënë kështu në rrezik dhe jetën e efektivëve. Më pas ai u neutralizua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës. Pas verifikimeve, rezultoi se A.H. drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.31 mg/l, shifër kjo disa herë më e lartë nga ajo e lejuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani