Basha, video ku akuzon Ramën për shëndetësinë: Bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nxjerrë sot në rrjetet sociale një video ku denoncon gjendjen e shëndetësisë shqiptare,  ku “mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara” ndërkohë që kryeministri “bashkë me oligarkët kanë vjedhur 385 milionë euro”, edhe pse ishte premtuar shëndetësia falas.

Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara. Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 15. September 2019

Lideri demokrat cilësoi edhe një herë kryeminsitrin si “artisti i vjedhjes”, që përdor pushtetin për qejfe personale.

Shkarkoni aplikacionin e A2