Basketboll, Spanja dominon Argjentinën, Kupa e Botës është e saj – A2

Basketboll, Spanja dominon Argjentinën, Kupa e Botës është e saj

Dominim spanjoll. Ky është verdikti i finales së kampionatit botëror të basketbollit për meshkuj. Ekipi i teknikut italian Scariolo dominoi Argjentinën 95-75, duke kompletuar një vit kalendarik të mrekullueshëm, pas fitores së NBA me Toronto Raptors si asistent trajner.

Historike ashtu si edhe për një legjendë si spanjolli  Marc Gasol, që pas arit në 2006., fiton një tjetër kampionat botëror, dhe nga të paktit që kanë mundur të fitojnë një titull botëror dhe një NBA në të njëjtin vit.  

Një fitore që spanjollët kanë bazuar sidomos në mbrojten, me një grup të përkryer ku kanë spikatur pikërisht Gasol dhe Ricky Rubio.

Në finalen për vendin e tretë, Franca morri një medalje të merituar, duke mundur surprizën Australi 67-59.  

Mbyllet kështu një botëror i bukur dhe plot surpriza, ku ndoshta më shumë se për fitoren spanjolle do të kujtohet për rënien e “mitit” amerikan, që nuk mundi të shkonte përtej vendit të shtatë, por edhe për zhgënjimin e Serbisë.