Debutim dhe gol, shpërthen Sadiku, nisje e përkryer me Malagan

Armando Sadiku ka debutuar në mënyrën më të mirë me spanjollët e Malagas në kategorinë e dytë të futbollit në Spanjë. Bomberi kuqezi shënoi në barazimin 1-1 përballë skuadrës së Mirandes.

Sadiku gjeti rrjetën në minutën 53, duke realizuar me kokë golin e avantazhit të përkohshëm. Ky barazim vjen pas dy humbjesh radhazi për Malagan që duket se do të mbështet pikërisht tek sulmuesi kuqezi për repartin e sulmit.

Në formacionin titullar ishte edhe mesfushori tjetër shqiptar, Keidi Bare, i cili gëzon formë mjaft të mirë pas dy ndeshjeve me përfaqësuesen.

Shkarkoni aplikacionin e A2