Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Elbasan, 5 miliardë lekë për të shmangur përmbytjet nga Përroi i Zaranikës

Nga A2 CNN
15 Shtator 2019, 14:13 | Aktualitet
Elbasan, 5 miliardë lekë për të shmangur përmbytjet nga

Përroi i Zaranikës në Elbasan për dekada me radhë ka qenë mjaft problematik për rreth 50 mijë banorë që kanë banesat në të dy anët e shtratit të përroit, veçanërisht në periudhën me reshje të dendura, kur ai kthehet në një rrezik serioz për shkak të prurjeve të mëdha, por edhe materialeve inerte që sillte nga malet.

Ndërhyrjet dhe riparimet e pjesshme në shtrat nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa tani ka nisur një ndërhyrje totale e gjithë shtratit, prej afro 5 km.

Projekti i Ministrisë së Bujqësisë, me vlerë rreth 5 miliardë lekë, parashikon ndërhyrje që nga prita e deri në grykëderdhje duke i dhënë zgjidhje përfundimtare problematikave që janë hasur ndër vite.

A2 CNN Livestream

Dita jonë