Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Etrit Berisha “hakmerret” ndaj Strakoshës, SPAL fundos Lazion

Nga A2 CNN
15 Shtator 2019, 18:21 | Futboll
Etrit Berisha “hakmerret” ndaj Strakoshës, SPAL fundos Lazion

Në përballjen e dy portierëve të Kombëtares kuqezi në Serinë A, Etrit Berishës i erdhi radha të hakmerrej ndaj kolegut të tij Strakosha. Me një rezultat surprizë,   ekipi modest i qytetit të Ferrarës arriti një fitore që në pjesën e parë dukej e pamundur.

Në 45 minutat  e para, ekipi i Simone Inzaghit dominoi lojën dh e kaloi në avantazh falë një penalltie të dhënë për një prekje me dorë, dhe i realizuar nga Ciro Immobile, që dërgoi nga ana tjetër e portës ish shokun e ekipit Berisha.  

Lazio pati mundësi të ndryshme ku Berisha u tregua i vëmendshëm. Portieri kuqezi u tregua në formë gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që u largua nga kombëtarja për ndeshjen ndaj Islandës me argumentin se ishte i dëmtuar.

Menjëherë pas largimit të portierit nga skuadra kuqezi, nisën spekulimet se Berisha u largua pas ndeshjes me Francën, prej pakënaqësive se menjëherë pas rikthimit të Strakoshës në kombëtare ai humbi vendin në formacionin titullar.

Në pjesën e dytë, shanset e humbura i kushtuan shumë Lacios, që pësoi fillimisht barazimin nga ana e Petagna në minutën 63, dhe më pas golin lumturoi tifozët e SPAL në minutat shtesë me sllovenin Jazmin Kurtic, ndërkohë që Thomas Strakosha asgjë nuk mund të bënte.

Për një Berisha që fitoi, një tjetër nuk u paraqit në fushë. Edhe pse shënoi një dygolësh kundër Anglisë, trajneri lacial nuk i besoi një fanellë Valonit.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë