Mesazhi i Ruçit në Ditën e Demokracisë: Kuvendi i vendosur të mbrojë Kushtetutën

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dhënë një mesazh me rastin e 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Kjo ditë shënohet nga parlamentet e të gjitha vendeve dhe Unioni Parlamentar Ndërkombëtar, rekomanduar nga Rezoluta e Kombeve të Bashkuara e nëntorit 2008.

Sipas Ruçit, Kuvendi i Shqipërisë, i cili e mbështet veprimtarinë e tij në bazë të parimit universal të Magna Carta, është i  vendosur të mbrojë pa asnjë kompromis Kushtetutën.

“Demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në radhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës. Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj”, shkruhet në postimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2