Një ish “e madhe” e Serisë A tenton rimëkëmbjen, dy të rinj shqiptarë janë protagonistë

Momenti i golit të Massimiliano Doda.

Vetëm pak vite më parë, Palermo ishte një nga ekipet historike të jugut të Italisë dhe serisë A,  ku kanë luajtur yje botërore si Javier Pastore dhe Cavani duke arritur vendin e pestë por edhe pjesëmarrje në Kupën UEFA si dhe në finale të Kupës së Italisë ishte viti 2011.

Por sot Ekipi i Palermos pas disa vitesh probleme financiare,  ndodhet në Serie D, praktikisht kategoria e katërt e futbollit italian.

Erdis Kraja

Nga ai kampionat, që padyshim nuk i përket për histori (dhe numër banorësh) Palermo po tenton të ngjitet sa më shpejt, kësaj radhe pa borxhet që i dhanë fund eksperiencës së saj elitare.

Në këtë udhëtim kurajoz dhe me jo pak vështirësi po e ndihmojnë dy të rinj shqiptarë, që po shndërrohen në protagonistë dhe në idhuj të ri të tifozëve të zjarrtë të Palermos. Bëhet fjalë për Massimiliano Dodën dhe Erdis Kraja.

Edhe pse emri është italian, mbiemri i mbrojtësit të djathtë Doda tregon qartësisht origjinën e tij mirditore. I rritur në ekipet zinxhir të Sampdoriës, 18-vjeçari Doda ka kaluar në Palermo, dhe tashmë është  një nga liderët e ekipit. Në ndeshjen e sotme, ai shënoi madje një gol shumë të bukur, në fitoren 2-0 ndaj Roccellës.

Masimiliano Doda, kur luante me të rinjtë e Sampdoria-s

Ndërkohë një element shumë dinamik për sicilianët është edhe Erdis Kraja, që luan disa metra më përpara, si mesfushor. Eldisi 19-vjeçar ka një karrierë tek të rinjtë e Atalantës, një nga ekipet me më shumë traditë për sa i përket të rinjve në Itali.

Doda dhe Kraja janë thirrur edhe nga Kombëtarja Shqiptare under 16 dhe 17, por më pas nuk janë përfillur. Ndoshta emri i madh i Palermos në futbollin italian do t’i ndihmojë edhe në këtë aspekt.

Shkarkoni aplikacionin e A2