“Punësimet politike”, Pampuri: Lame duhet të ishte në burg!

Për Partinë Demokratike, Kreu i Agjencisë Kombëtare të Kadastrës, Artan Lame duhet të ishte në burg për punësime politike.

Ish-deputetja Orjola Pampuri risolli në vëmendje audion që pretendon se Lame ia delegonte vendet e punës në administrate, ministrave socialistë.

“Artan Lame, si gjithë kolegët e tjerë pjesë të qeverisë grabitëse të Edi Ramës, nuk mund të organizojnë konkurse të ndershme. Ata dinë vetëm të punësojnë militantë partiakë, që i përdorin në zgjedhje në shkelje të ligjit ndaj kundërshtarit politik.  Kjo u provua me një material autentik, të publikuar në media, ku Artan Lame dëgjohet që pranon ndërhyrjen e deputetëve socialistë për marrjen në punë të militantëve dhe përdorimin e tyre gjatë fushatës. Në vend që ky funksionar i qeverisë të ishte sot në burg për përdorimin e administratës në fushatë, vazhdon të mashtrojë shqiptarët me propagandën e Edi Ramës për punësime me konkurs”, deklaroi ish deputetja Pampuri.

Shkarkoni aplikacionin e A2