Rasti “Zhvatja”, shkarkohet kryeprokurorja Katica Janeva

Këshilli i Prokurorëve në Maqedoninë e Veriut votoi në mënyrë unanime shkarkimin nga detyra të Prokurores Speciale, Katica Janeva, pas propozimit nga Kuvendi për përfshirjen e saj në skandalin e rastit “Zhvatja”. Shkarkimi i kryeprokurores Janeva u bë me motivacionin për sjellje joprofesionale dhe të papërgjegjshme ndaj ushtrimit të detyrës së saj.

Këshillit të Prokurorisë do t’i duhet të mblidhet sa më shpejt për të bërë dhe disa saktësime me statusin e prokurorëve të tjerë të Prokurorisë Speciale, pasi mandati i tyre nuk mund të tejkalojë atë të kryeprokurores.

Edhe në bazë të ligjit, mandati i Janevës zyrtarisht skadonte sot, por ajo u dorëheq më 15 korrik, menjëherë pas shpërthimit të skandalit me çështjen “Zhvatja”.

Shkarkoni aplikacionin e A2