Shkatërrohet rrjeti i trafikut të armëve në Greqi, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

Policia greke shkatërroni një grup kriminal të përfshirë në importin dhe trafikimin e armëve dhe municioneve, që dyshohet se vinin nga Shqipëria. Në pranga janë vënë 6 persona, pjesa më e madhe e të cilëve shtetas grekë ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mediat greke shkruajnë se ky grup i strukturuar kishte importuar armë lufte dhe municione nga Shqipëria dhe organizata përbëhej nga dy “bërthama”. Njëra pjesë e grupit operonte në Shqipëri, ku bëhej grumbullimi i armëve, ndërsa pjesa tjetër në Kretë, ku bëhej mbledhja, transporti dhe së fundi dorëzimi tek të interesuarit për blerjen e municioneve.

Ne total u sekuestruan 4 kallashnikovë, por edhe 122 mije fishekë. Pjesë e hetimeve janë dhe autoritete shqiptare ndërsa mediat greke raportojnë se në tregun europian armët kushtojnë nga 1500 deri në 5 mijë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2