Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sulmi ndaj rafinerive të naftës, sekretari Pompeo bën Iranin fajtor

Nga A2 CNN
15 Shtator 2019, 09:12 | Bota
Sulmi ndaj rafinerive të naftës, sekretari Pompeo bën Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo akuzoi Iranin për sulmet me dronë ndaj dy rafinerive të naftës në Arabinë Saudite gjatë mëngjesit të së shtunës. Zyrtari i lartë amerikan rrëzoi akuzat se ishin rebelët houthi në Jemen ata që organizuan sulmin ndaj kompanisë shtetërore saudite Aramco.

https://a2news.com/2019/09/14/dronet-i-vene-zjarrin-dy-rafinerive-te-naftes-ne-arabine-saudite/?foto=1

Ministri arabi i Energjisë raportoi se si pasojë e këtij sulmi prodhimi i naftës do të ulet me rreth 5.7 milionë fuçi në ditë, duke sjellë kështu një rritje të çmimit të tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, sekretari Pompeo deklaron se Irani prej disa kohësh ka organizuar një fushatë sulmesh ndaj burimeve kryesore të botës të furnizimit me naftë. Gjithashtu ai iu kërkoi vendeve perëndimore të dënojnë ashpër Iranin për këtë sulm të paprecedentë.

Sipas disa ekspertëve, një nga arsyet se përse mendohet se rebelët houthi nuk janë përgjegjës për këtë sulm është dhe largësia e madhe që duhet të përshkonin dronët nga kufiri i Jemenit deri në Abqaiq.

A2 CNN Livestream

Dita jonë