“Tetori i negociatave”, Shqipëria mban “motorët” ndezur për lëvizjet diplomatike

Vendimi i tetorit nga Këshilli Europian për negociatat, do të paraprihet nga lobime të tjera të Shqipërisë me vendet anëtare të BE-së.

A2 CNN mëson se draft-agjenda e diskutimeve në mbledhjen e Këshillit Europian me 17 dhe 18 tetor i është shpërndarë pjesëmarrësve, dhe të hënën do të jete edhe teme e diskutimit në mbledhjen e përgjithshme të Këshillit.

Ndërkohë të martën, pritet që vetë kreu i Këshillit Europian, Donad Tusk, të ndalet në Tiranë për një agjendë zyrtare pak orëshe, ku do të pritet në takim nga kryeministri Edi Rama.

Kur ka nisur countdown-i nga vendimi i Brukselit, i cili do të thotë fjalën e fundit për negociatat, lëvizjet diplomatike të Shqipërisë, do të shpeshtohen.

Vetë qeveria thotë se i ka kryer detyrat e shtëpisë, duke e kaluar topin në fushën e evropianëve. Po gjatë javës priten dhe zyrtarë të tjerë gjermanë në Tiranë, ndërsa në fundjavë kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Nju Jorkut në SHBA, ku do të marrë pjesë në punimet e asamblesë së 74-rt të Kombeve të Bashkuara.

Shkarkoni aplikacionin e A2