Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Transportonin klandestinë drejt Malit të Zi, dy në pranga

Nga A2 CNN
15 Shtator 2019, 10:51 | Kronikë
Transportonin klandestinë drejt Malit të Zi, dy në pranga

Dy të rinj nga Shkodra u arrestuan në kushtet e flagrancës ndërsa po tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në kufi 3 shtetas të huaj.

Në prangat e policisë ranë shtetasit P. Gj. 26 vjeç dhe S. G. 25 vjeç, të cilët me mjetin e tyre po transportonin tre shtetasit e huaj të vendeve të treta që të kalonin kufirin me Malin e Zi, me destinacion vendet e BE.

Dy të arrestuarit akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata kishin marrë një sasi parash nga 3 të huajt për t’i kaluar ilegalisht nga vija e gjelbër.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani