Arrestohet vrasësi serial në Florida, u gjet nga krahasimi i ADN

Autoritetet në Florida arrestuan një të dyshuar si vrasës serial i cili akuzohet për vrasjen e të paktën 4 femrave në dy shtete të ndryshme nga vitet 2005 deri në 2016.

37 vjeçari Robert Hayes u arrestua ditën e diel në Palm Beach dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë të një 32 vjeçareje në mars të vitit 2016. Ai gjithashtu është i dyshuar dhe për 3 vrasje të tjera, të cilat kanë ndodhur pranë Daytona Beach në vitet 2005-2008 por nuk u akuzua zyrtarisht për këto ngjarje. I dyshuari doli para trupit gjykues dhe i mohoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Në një deklaratë për shtyp Sherifi i Palm Beach shprehu besimin se ky ishte një arrestim i suksesshëm dhe një vrasës serial u hoq nga rruga. Hetuesit gjetën kampionë ndryshe AND-je nga trupi i viktimës në vitin 2016 dhe ai përkonte me atë që ishte gjetur dhe pranë trupave të 3 vajzave të tjera.

Ata e përdorën ADN-në në një bazë të dhënash të njohur online dhe aty doli një i afërmi i Hayes kështu dhe ranë në gjurmët e tij. Një javë më parë, policia mori bishtin e një cigareje të hedhur nga Hayes teksa priste autobusin për krahasimin e ADN. Në kohën e këtyre vrasjeve në Daytona Beach, Robert Hayes kishte qenë student në qytetin pranë.

Shkarkoni aplikacionin e A2