Artisti që realizon vepra arti në lëndinë

Artisti i mirënjohur franko-zvicerian Saype ka realizuar një vepër të vërtetë arti në një lëndinë me bar në parkun e madh të Gjenevës.

Projekti shtrihet në një sipërfaqe 5000 m2 dhe është e gjatë 165 metra dhe e gjerë 30 metra. Ai është realizuar me pigment të biodegradueshëm me bazë karboni, uji dhe proteinash qumështi.

“Dy duart që shtrëngohen” është pjesë e projektit “Përtej mureve” që synon të krijojë zinxhirin njerëzon simbolik më të gjatë në botë duke realizuar 20 piktura në vende të ndryshme të botës. Saype e ka realizuar deri tani projektin e tij në Paris dhe Andorra.

Shkarkoni aplikacionin e A2