Basha: Rama rriti çmimin e energjisë, çoi njerëzit drejt vetëvrasjes

Lulzim Basha postoi videon e radhës në rrjetet sociale ku solli në vëmendje, sipas tij, një tjetër premtim të pambajtur të qeverisë Rama siç ishte ajo e uljes së çmimit të energjisë.

Numri një i demokratëve shprehet se Edi Rama jo vetëm që nuk e mbajti premtimin, por e rriti çmimin e energjisë duke shtyrë qindra kryefamiljarë drejt vetëvrasjes. Sipas Bashës, rritja e energjisë ndikoi direkt në ekonomi pasi dhjetëra biznese u mbyllën.

Postimi i Lulzim Bashës

“Premtoi uljen e çmimit të energjisë por e rriti për familjarët dhe biznesin. Dhjetëra kryefamiljarë u shtynë drejt vetëvrasjes, qindra familje mbetën pa drita, mijëra vende pune u shkatërruan sepse bizneset falimentuan në masë. Vjedhja dhe mashtrimi janë politika e vetme e Hajdutit dhe bandës së tij. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”

Shkarkoni aplikacionin e A2