Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Cakton vendin dhe datën, por me kë do të ndeshet McGregor?

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 12:19 | Sporte të tjera

Conor McGregor ka bërë të lumtur të gjithë tifozët e tij, me një postim në Twitter që linte të kuptonte se do të rikthehet në UFC, duke treguar datën dhe vendin se ku do të ndeshej.

Irlandezi postoi vetëm “Dublin, 14 dhjetor”, por nuk dihet ende se cili do të jetë kundërshtari. Me 21 fitore dhe 4 humbje në Ultimate Fighting Championship, McGregor nuk është ndeshur më që prej humbjes kundër Khabib Nurmagomedov në October 2018. Ai gjithashtu u pezullua për gjashtë muaj pas sherrit me pjesëtarë të skuadrës së rusit në përfundim të përballjes në Las Vegas.

Tetë sidat e fundit të McGregor janë zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, por me sa duket këtë herë ai do të ndeshet në vendlindje. Pak ditë më parë, ai i lëshoi një sfidë në distancë rivalit të tij Nurmagomedov, pasi ky i fundit fitoi kundër Dustin Poirier, duke postuar në Twitter: “Rezervo revanshin në Moskë”...

Sipas mediave britanike, kundërshtari i radhës për McGregor do të jetë Justin Gaethje, i cili ka shprehur vetë dëshirën  për një sfidë të tillë, ndërsa ajo kundër Nurmagomedov me sa duket është shtyrë për të ardhmen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu