E padëgjuar në Kosovë, vidhet stadiumi i Trepça ’89 – A2

E padëgjuar në Kosovë, vidhet stadiumi i Trepça ’89

stadiumi trepca 600x338

Sot, në orët e para të mëngjesit, janë vjedhur zyrat e stadiumit “Riza Lushta”, në Mitrovicë, stadium ku luan ndeshjet e saj Trepça ’89.

Nuk është hera e parë që ndodhin incidente të tilla në këtë stadium. Disa vite më parë i është vënë edhe flaka këtij stadiumi.

Drejtuesit e Trepça ’89 kërkojnë nga organet e rendit dhe sigurisë që të ketë më shumë patrullime sepse disa të rinj, për të cilët dyshohet, sipas tyre, se janë përdorues të substancave narkotike, janë parë shumë shpesh afër stadiumit.