“I shëmtuar, por i shijshëm”, adoleshenti kap peshkun “dinozaur”

Një peshkatar ka kapur me grepin e tij një peshk të çuditshëm, i cili duket se vjen nga e kaluara, me sy tej mase të mëdhenj dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me trupin e tij të vogël. 19-vjeçari Oscar Lundahl po peshkonte në ujërat e Andoya në Norvegji kur një nga katër grepat që kishte vendosur në ujë nisi të lëvizte. Pas 30 minutash “betejë” me peshkun, më në fund e nxori mbi kuvertë.

“Nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë, dukej e çuditshme, si një dinozaur”, tha ai për “The Sun”. Sipas një udhëzuesi peshkimi për Detin e Veriut, ky lloj peshku është një një “peshk-mi”, një i afërm i peshkaqenit që daton 300 milionë vite më parë.

Emri latin i peshkut, Chimaeras Monstrosa Linnaeus, vjen nga krijesa mitologjike Kimera, e cila kishte kokë luani dhe bisht dragoi. Është shumë e rrallë që ky pesh të kapet nga peshkatarët, pasi noton në thellësi të oqeanit. “Por pavarësisht pamjes së shëmtuar”, – thotë Lundahl, – “ishte shumë i shijshëm”.

  • LAJMI I FUNDIT | Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha flet për çështjen e negociatave
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Që pas kushteve të Bundestagut u pa që nuk do kishte vendim pozitiv
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Kemi punuar fort për të bindur partnerët, falenderojmë Kancelaren