Ibrahimovic, 3 gola dhe rekord në Amerikë

Nga humbja 1 me 0 në fitore me goleadë me rezultatin 7 me 2. Natyrisht, me ndihmën e të zakonshmit Zlatan Ibrahimovic.

Los Angeles Galaxy regjistroi një fitore që e afron me zonën “playoff”, ndërsa ylli i sulmit realizoi 3 gola. Përveçse ndihmoi ekipin të rikthehej te suksesi pas 5 ndeshjeve, Ibrahimovic vendosi edhe një rekord në Amerikë.

Suedezi u ngjit në kuotën e 26 golave sezonal, duke u bërë futbollisti që shënon më tepër brenda një edicioni për Galaxy. Zlatan theu primatin e vitit 2002 të vendosur nga Carlos Ruiz, i cili kishte shënuar 24 gola.

Me 4 ndeshje ende për t’u luajtur, rekordi i Ibrahimovic mund të thellohet dhe të bëhet më i vështirë për tu arritur.

Shkarkoni aplikacionin e A2