Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Infarkti dhe moti janë të ndërlidhur”, zbulon studimi 5-vjeçar

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 13:29 | Lifestyle
“Infarkti dhe moti janë të ndërlidhur”, zbulon

Që moti mund të ndryshojë humorin, këtë e dimë dhe e përjetojmë të gjithë. Por që një ditë më e lagësht se tjetra, ose me presion atmosferik më të madh mund të ndikojë në mënyrë direkte në shëndetin e zemrës dhe në shfaqjen e infarkteve, kjo ende nuk dihej.

Por e konfirmon një studim i publikuar së fundmi në revistën më të rëndësishme shkencore në fushën e kardiologjisë, International Journal of Cardiology, sipas të dhënave të marra nga një bashkëpunim i disa spitaleve dhe qendrash kërkimore italiane.   

Studimi, që ka zgjatur 5 vjet dhe ka përfshirë rreth 5 mijë pacientë, jo vetëm dëshmon se ekziston një lidhje midis infarktit dhe motit, por edhe që mund të parashikohen periudhat me rrezikshmëri të lartë.

Në veçanti është studiuar tipologjia e infarktit akut të miokardit (Stemi), ai që nënkupton bllokimin total të sistemit të qarkullimit të gjakut.

“Ekzistojnë ndërlidhje komplekse sezonale, ku temperaturat e ulta, lagështia më e madhe dhe ditët e thata në dimër dhe temperaturat më të larta në verë e rrisin probabilitetin e infarktit”, shpjegon profesor Francesco Versaci, koordinatori i projektit.

Në veçanti, janë uljet e shpejta të presioni atmosferik ato që mund të tregojnë periudhën me më shumë rrezik. Kjo risi mund t ‘i hapë rrugën një mundësie parandalimi të episodeve akute, dhe një organizim më të mirë të sistemit të emergjencave në këtë fushë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë