Integrimi i Shqipërisë, Soreca: Shumë shpejt hapen negociatat me BE

Përfaqësuesi i BE në Tiranë Luigi Soreca ka deklaruar se Shqipërisë do t’i hapet drita jeshile për anëtarësimin në BE. Gjatë aktivitetit për nisjen e vitit të ri shkollor, Soreca siguroi të rinjtë se hapja e negociatave të anëtarësimit do të ndodhë shumë shpejt.

“Së shpejti do të çelen negociatat në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend i BE dhe të rikthehet në gjirin e asaj që unë them gjithmonë se është familja juaj natyrale”.

Soreca, duke iu drejtuar nxënësve, deklaroi se “ ju jeni e ardhmja e BE, prandaj duhet të jeni qytetarë sa më të mirë të mundshëm, jo vetëm të vendit por edhe të Bashkimit Europian”, deklaroi ambasadori italian i Bashkimit Europian gjatë një ceremonie për fillimin e vitit shkollor në shkollën e mesme “Petro Nini“ në kryeqytet.  

Shkarkoni aplikacionin e A2