Irani akuzon SHBA: Takimi mes Trump dhe Ruhanit nuk do të ndodhë – A2

Irani akuzon SHBA: Takimi mes Trump dhe Ruhanit nuk do të ndodhë

180723110625 20180723 trump rouhani usa iran flags super tease 600x338

Sulmet ndaj rafinerive saudite të naftës përshkallëzojnë më tej tensionet mes SHBA dhe Iranit. Ministria e Jashtme e Teheranit mohoi kategorikisht autorësinë dhe konfirmoi se presidenti Hasan Ruhani nuk do ta takonte kreun e Shtëpisë së Bardhë në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, gjatë këtij muaji.

“Në i refuzojmë këto lloj deklaratash. Republika Islamike e Iranit ka mbështetur haptazi popullin e Jemenit dhe të drejtat e tij. Por duke na akuzuar për këto sulme, Shtetet e Bashkuara i qëndrojnë besnik politikës false të cilën e kanë përqafuar pas dështimeve të tyre. Takimi mes dy presidentëve nuk është në agjendën e Republikës Islamike të Iranit dhe nuk do të ndodhë”, thuhet në deklaratën e ministrisë iraniane. 

Gjithsesi, diplomacia iraniane shton se “kemi deklaruar më parë se nëse Shtetet e Bashkuara heqin dorë nga terrorizmi ekonomik dhe presionet, dhe nëse i kthehen ujdisë bërthamore do të jenë të ftuar në një samit ku marrin pjesë të gjitha vendet që kanë firmosur marrëveshjen nukleare”.