Lange në Tiranë: Drejtësia, më tepër vrull për reformën

Nëpërmjet një deklarate për shtyp të shpërndarë nga Ambasada Gjermane, Sekretari i Shtetit, Lange deklaroi seme vizitën e tij dhe bisedat që po zhvillon në Shqipëri “dëshiroj të krijoj një ide për gjendjen e Reformës në Drejtësi”.

“Reforma në Drejtësi është një parakusht i rëndësishëm për procesin e përafrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian‘‘, është shprehur Lange, i cili gjatë 3 ditëve në Tiranë do të takojë Presidentin, kryeministrin dhe krerët e institucioneve të reja të drejtësisë.

Nga të gjithë ata ai kërkon rikthimin në punë të institucioneve: “Tani më duket e rëndësishme që ndër të tjera, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK dhe BKH të bëhen funksionale në muajt e ardhshëm. Në mënyrë që Reforma në Drejtësi të marrë më tej vrull, duhet që të gjithë institucionet e përfshira të vazhdojnë të punojnë në mënyrë profesionale dhe të fokusuar”.

Shkarkoni aplikacionin e A2