Makina përplaset me kamionin në Korçë, një i plagosur rëndë

Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të hënës në fshatin Belorta të Korçës.

Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamion. Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i “Benz”-it, i cili është transportuar me urgjencë në spital nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.

Shkarkoni aplikacionin e A2