Meta takon zyrtarin gjerman: Shpresojmë në një vendim pozitiv për negociatat

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëkohësisht deputet i SPD në Bundestagun gjerman, z. Christian Lange.

Presidenti Meta shprehu besimin se Gjermania do të vazhdojë rolin e saj kryesor në mbështetjen e Shqipërisë për integrimin evropian dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Duke shpresuar në një vendim pozitiv të  Këshillit Europian të 17-18 tetorit, Kreu i Shtetit kërkoi sërish që qasja antagoniste e palëve duhet të përfundojë dhe të zëvendësohet nga dialogu konstruktiv.

Shkarkoni aplikacionin e A2