Meta: Të mos vonojmë integrimin për shkak të antagonizmit politik

Në ceremoninë përkujtimore të Konferencës së Pezës, Presidenti Ilir Meta tha se politika shqiptare duhet që edhe një herë të bashkëpunojë sa më ngushtë, jo vetëm në respekt të historisë, por edhe për të ardhmen e vendit.

“Sot objektivi ynë kombëtar është integrimi europian i Shqipërisë. Është koha për të mos e vonuar më këtë proces, për shkak të antagonizmit politik të paprinciptë. Është koha për të forcuar bashkëpunimin, duke lënë mënjanë interesat e ngushta afatshkurtra në mënyrë që e ardhmja europiane e Shqipërisë të jetë sa më e shpejtë”, u shpreh Presidenti.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha: “Ne shqiptarët jemi europian autentik. Inkurajojmë pluralizmin por të mos shkrehim pushkë kundër Shqipërisë. Duhet pluralizëm kudo”.

Konferenca e Pezës u mbajt në 16 shtator të vitit 1942 në fshatin Pezë pak kilometra nga Tirana. Në të morën pjesë përfaqësues thuajse nga të gjitha rrymat politike në vend, që kërkonin të luftonin për çlirimin e Shqipërisë. Në të u vendos krijimi i Frontit Antifashist Nacional Çlirimtar dhe nisja e përgatitjeve për kryengritje të përgjithshme ndaj pushtuesit italian.

Shkarkoni aplikacionin e A2