Nisja e shkollës, Rama uron me 10 nxënësit më të mirë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin e tij për nisjen e vitit të ri shkollor ta bëjë me 10 nxënës model.

Në Facebook, Rama ka uruar të gjithë nxënësit për një vit sa më të mbarë shkollor.

“MIRËMËNGJES dhe me këta 10 yje që shkëlqejnë me shembullin e tyre në çdo lëndë mësimi, ju uroj të 455 mijë nxënësve nga klasa e parë në të dymbëdhjetën, mësuesve e prindërve të tyre në të gjithë Shqipërinë, një Vit të Ri Shkollor sa më të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social.

Shkarkoni aplikacionin e A2