Prezantohet projekti i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi projektin për aeroportin e ri që do të ndërtohet në zonën e Vlorës.

“Sot prezantojmë planin më të madh, Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, që Shqipëria dhe rajoni nuk e kanë parë. Ky aeroport do të plotësojë të gjitha kushtet dhe standardet”, kështu u shpreh ministrja Balluku për projektin e këtij aeroporti.

Sipas ministres së Infrastrukturës, ky aeroport do të ketë një pistë të standardeve ndërkombëtare dhe do të sjellë dhe një zhvillim të madh për ekonominë e Vlorës dhe zonës përreth.

“Aeroporti do ketë një pistë të parametrave ndërkombëtare, ku do ulen dhe avion transoqeanikë. 3.2 km do të jetë pista e aeroportit të Vlorës dhe 60 metra e gjerë. Siç e dini Air Albania shumë shpejt do të udhëtojë dhe drejt Amerikës”, deklaroi Balluku.

Shkarkoni aplikacionin e A2