Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Projekti i aeroportit të Vlorës, PD: Aferë korruptive, do t’i nënshtrohet ligjit antimafia

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 20:02 | Politikë
Projekti i aeroportit të Vlorës, PD: Aferë korruptive, do

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike pas prezantimit që kryeministri Rama bëri për projektit për Aeroportin e Vlorës.

Përmes një deklarate të lexuar nga sekretari për burimet njerëzore, Ervin Minarolli, PD shprehet se ky projekt, ashtu si çdo tjetër që është prezantuar nga Edi Rama është korruptiv pasi nuk dihet si u zgjodh firma projektuese dhe nuk ka asnjë procedurë të rregullt ligjore

“Projektimi i Aeroportit të Vlorës bën pjesë në këto afera korruptive të Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Për të nuk është hapur asnjë garë. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjpre. Askush nuk e di sa ka kushtuar projekti dhe si do të paguhet ai”, deklaroi Ervin Minarolli.

Sipas Minarollit, Rama po ndjek me aeroportin e Vlorës të njëjtën skemë me atë të projektit të Teatrit Kombëtar.

“Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama duket po ndjek një skemë të ngjashme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special, i kundërshtuar nga Komisioni Europian si një ligj në shkelje të konkurrencës së lirë.  Edhe ligji për aeroportin e Vlorës në kohën e negociatave me turqit u kundërshtua nga Komisioni Europian, i cili lajmëroi se do të hapte një hetim për këtë çështje për shkak se qeveria nuk zbatoi ligjin e prokurimit publik”, shtoi ai.

Në fund sekretari për burimet njerëzor në PD, Minarolli premtoi se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet kjo aferë do t’i nënshtrohet ligjit të ri antimafia dhe do ketë pasoja për këto që rezulton që të ketë lidhje me të.

A2 CNN Livestream

Dita jonë