Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

PSG ndaj Realit në Champions, konfirmohen mungesat e 3 yjeve

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 21:18 | Futboll
PSG ndaj Realit në Champions, konfirmohen mungesat e 3 yjeve

Të shtunën në Ligue 1, PSG zbriti në fushën e lojës me yllin Brazilian Neymar edhe pse mes shumë polemikash.

Megjithatë, mbrëmjen e së mërkurës kampionët e Francës do të ndeshen në Champions League dhe do të duhet të bëjnë pa 3 lojtarë mjaft të rëndësishëm në skuadër.

Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani ishin të parët të konfirmuar se do të mungojnë në këtë sfidë të parë të këtij edicioni në Champions, ndërsa të hënën është konfirmuar edhe mungesa e gjermanit Draxler.

Ndoshta, PSG duhet të qetësohet disi me rikthimin e Neymar, por edhe me faktin se edhe Reali do të jetë me mungesa në këtë ndeshje. Zidane duhet t’i bëjë llogaritë pa brazilianin Marcelo për arsye dëmtimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë