Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Putin, Erdogan dhe Ruhani takohen në Ankara

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 16:24 | Bota
Putin, Erdogan dhe Ruhani takohen në Ankara

Vetëm pak orë pasi rafineria më e madhe e naftës në Arabinë Saudite u shkatërrua nga sulme të pretenduara iraniane, presidenti rus Vladimir Putin ulet në një tryezë me presidentin iranian Hasan Ruhani dhe atë turk Recep Tayyip Erdogan.

Turqia, Rusia dhe Irani po diskutojnë në Ankara krizën në Siri, e më veçanërisht, situatën katastrofike në bastionin e kryengritësve Idlib. Përveç kësaj, sipas burimeve turke, në fokusin e takimit të presidentëve Erdogan, Putin dhe Rohani është edhe një kthim vullnetar i refugjatëve në Siri. Në rajonin e Idlibit jetojnë rreth tre milion vetë. Regjimi sirian kërcënon me sulme të mëtejshme në zonë, e po të ndodhë kjo thotë “Deutsche Welle” qindra mijëra vetë mund të marrin arratinë për në Turqi, e prej andej edhe në Europë.

Turqia, e cila ka pranuar më shumë se 3,6 milion refugjatë, dëshiron të parandalojë një përshkallëzim të mëtejshëm të luftimeve. Turqia mbështet grupe të ndryshme rebelësh në Siri. Rusia dhe Irani, nga ana tjetër, janë në anën e Presidentit sirian Basharal-Asad. Në të ashtuquajturin proces të Astanas, të tre shtetet kanë zhvilluar negociata që nga viti 2017 për të gjetur një zgjidhje në vendin e përfshirë nga lufta civile - deri tani me pak sukses.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani