Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rama: 200 shkolla të rindërtuara, mësues jopartiakë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 10:11 | Politikë
Rama: 200 shkolla të rindërtuara, mësues jopartiakë

Ditën e parë të shkollës, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj e nisën nga shkolla e rikonstruktuar “Servete Maçi” në kryeqytet.

Kryeministri foli për 200 shkolla ku qeveria ka vënë dorë, ndërsa rritjen e cilësisë së mësimdhënies e lidhi me shmangien e punësimeve të militantëve partiakë.

“Janë afro 200 shkolla në të gjithë vendin që janë rindërtuar dhe mbi të gjitha sot kemi një trupë mësimore të mbrojtur nga sulmet e jashtme të politikës, nga “kthetrat” e interesave politike apo edhe nga imponimet e deridjeshme të korrupsionit dhe ryshfetit. Sigurisht, ka ende elementë që duhen adresuar dhe siç jemi zotuar, në vitin 2021 do të kemi libra falas për të gjithë, nga klasa e parë në të nëntën”, tha Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë