Rama nga Vlora: Gati 5 mln turistë në 8 muajt e parë të vitit

Gjatë prezantimit të projektit të aeroportit të ri të Vlorës, Kryeministri Edi Rama e vlerësoi këtë si një moment të rëndësishëm për ndryshimin e Vlorës.

“Kemi në dorë projektin e aeroportin, Projekti është voluminoz që është i gatshëm për t’u marrë në dorë nga ndërtuesi dhe për të filluar ndërtimin . Deri para pak vitesh ky aeroport ishte një ëndërr dhe një premtim i përsëritur rëndomtë në fushata, askush nuk e besonte që do vinte dita që Vlora të kishte aeroportin ndërkombëtar”, tha Kryeministri.

Më tej, ai foli për turizmin, duke theksuar se në 8 muajt e parë të këtij viti në vendin tonë kanë hyrë gati 5 milionë turistë.

“Në 8 muajt e parë të këtij viti kanë hyrë në vend 4.85 milionë të huaj, një shifër shumë më e lartë nga vitet e shkuara. Në muajt e verës janë regjistruar 400 mijë turistë më shumë nga viti i kaluar. Në 5 vjet kemi më shumë se dyfishuar numrin e turistëve dhe vizitorëve në Shqipëri. Kjo ka sjell një lloj të ri interesi për ata që duan të investojnë në turizëm. Kërkesa në rritje nga kompani të huaja që duan të investojnë në hoteleri. Kërkesa goxha mbresëlënëse për disa investime të mëdha në sektorin e turizmit.

Ajo që ka ndodhur me Vlorën është një histori e njohur, është fillimi i një historie transformimi, veprat që janë realizuar do të pasohen dhe nga të tjera”, tha Edi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2