Rikonstruksioni i Teatrit, ambientet e provave mirëpresin artistët e Operës dhe Baletit

Vijon puna për rijetëzimin e plotë të Teatrit të Operës dhe Baletit. Një pjesë e punimeve kanë përfunduar, por për publikun është ende herët.

“Është një punë kolosale dhe të tilla mendoj se do të ketë dhe disa hendeqe të vogla më pas që duhen kapërcyer. Ne jemi këtu për t’i kaluar së bashku. Kam kërkuar me ngulm që kolona e administratë të ishte sa më shpejt gati për shtëpinë e tyre të re”, u shpreh Elva Margariti, ministre e Kulturës.

“Mbas pak ditësh, e gjithë trupa e Teatrit të Operës, artistët, por edhe administrata do të fillojnë punë pikërisht në ambientet e reja të rikonstruktuara”, u shpreh Zana Çela, Drejtore e TKOBAP.

E megjithatë duket ende herët që ky teatër të mirëpresë publikun, i cili dy shfaqjet e para të artistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit do të duhet t’i shijojë në shesh.

Skena në sheshin “Skënderbej” do të jehojë jo vetëm nga muzika klasike, por edhe nga ajo rrok apo ritmet folklorike.

Shkarkoni aplikacionin e A2