Lamtumirë pushime, 380 mijë nxënës nisin mësimin. Në Tiranë, me turne

Lamtumirë pushime, shkolla filloi! 380 mijë nxënës në arsimin parauniveristar nisën mësimin.

Më të vegjlit e shkollës, nxënësit e klasave të para nuk fshehin emocionet e në disa raste as lotët për ndarjen nga prindërit.

Por, krejt ndryshe përjetohet fillimi i shkollës nga gjimnazistët. Edhe pse në klasa të mbingarkuara me 42 nxënës dhe nga 3 persona në bankë, 16 shtatorin mezi e kanë pritur për t’u takuar.

Edhe këtë vit, nxënësit e shkollave të Tiranës, veçanërisht të arsimit 9-vjeçar, do të mësojnë me turne. Ndërsa mësuesit tashmë janë mësuar me numrin e madh të fëmijëve për klasë.

Deri në klasën e pestë librat janë falas dhe në përdorim. Por, një pjesë e prindërve në Tiranë janë detyruar t’i blejnë. Librat e përdorur, sipas tyre, kishin shënime dhe me detyra të plotësuara.

Si çdo fillim shkolle, edhe ky 16 shtator shënoi ditën e parë të trafikut në rrugë. Pavarësisht, pranisë së policisë, qarkullimi ishte i rënduar, veçanërisht në segmentet pranë shkollave. 

Shkarkoni aplikacionin e A2