Stadiumi i ri kombëtar, Vasili: Kullë si patericë, një tribunë mangët

Petrit Vasili ka reaguar pasditen e së hënës në lidhje me stadium i ri Kombëtar që është drejt përfundimit në Tiranë.

Vasili ka bërë ironi me Edi Ramën, duke i “dhënë të drejtë” kryeministrit. “Stadium çalaman dhe me paterice(parash)!? Ka të drejtë kryeministri kur thotë që nuk ka të dytë në dynja si kjo arena kombëtare që po bën!??”

Më tej, ai i bën një krahasim stadiumit kombëtar me ato të Juventusit apo Bernabeut të Real Madrid.

“Me një tribunë mangët dhe një kullë si patericë është unik si stadium si çalaman. Ky i Edi Ramës po që është stadium dhe jo si këta stadiumet kot si “Alianz Arena” ne Torino apo “Santiago Bernabeu” në Madrid me nga katër tribuna e pa kulla”, shkruan Vasili.

Shkarkoni aplikacionin e A2