Vettingu, Komiteti i Helsinkit: 60 të shkarkuar, 37 u larguan nga sistemi

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka përpiluar një raport mbi gjetjet e Vettigut për 6 muajt e parë të këtij viti.

Sipas raportit të KSHH-së, gjatë periudhës shkurt 2018 –Korrik 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rezulton të ketë dhënë 186 vendime për subjektet e Vettingut, nga 800 gjyqtarë, prokurorë apo ndihmës-ligjorë që janë në sistem.

Nga këto hulumtime,  rezulton se 60 gjyqtarë/prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 76 janë konfirmuar në detyrë, ndërkohë që për pjesën tjetër është pushuar apo ndërprerë procesi i Vettingut si rezultat i dorëheqjes apo daljes në pension.

Shkarkoni aplikacionin e A2