Vrasja e Santiago Malkos, lihet në burg i arrestuari që “pengoi zbulimin e të vërtetës”

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest ne burg” për Blendi Tetën, të arrestuar në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos. Teta akuzohet për “moskallëzim krimi” dhe “pengim në zbulimin e së vërtetës”. Në sallën e gjyqit Teta është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.

Më herët, në deklarimin e dhënë në polici ai ka pohuar se ditën e ngjarjes ka drekuar me disa persona në një lokal në zonën e Freskut. Më tej ata janë çuar duke thënë se kanë punë për të bërë dhe kanë lëvizur me dy automjete. Pranë zonës së Porcelanit kanë parë një BMË. Në këtë moment Tata ka zbritur dhe është larguar përmes një taksie deri në “Don Bosko”.

Malko u ekzekutua më 27 gusht në mbrëmje, nga persona ende të paidentifikuar, të cilët qëlluan në drejtim të mjetit të tij në levizje. Ai ishte ish-efektiv i Policisë së Shtetit, por njihej edhe si mik i Ervis Martinajt.

Shkarkoni aplikacionin e A2