Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Arrestimi i ultrasve të Juventusit, një pjesë e tifozëve bojkotojnë ndeshjen e Champions

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 21:10 | Futboll
Arrestimi i ultrasve të Juventusit, një pjesë e tifozëve

Arrestimi i 12 krerëve të tifozerisë së Juventusit duket se nuk do të kalojë pa probleme dhe për vetë klubin. Ashtu siç raportojnë dhe mediat italiane, një pjesë e madhe e tifozëve kanë vendosur ta bojkotojnë ekipin në ndeshjen e parë të Champions League që do të luajë kundër Atletico Madrid.

Një numër i madh tifozësh të Zonjës së Vjetër nuk do të udhëtojnë drejt Madridit dhe pse kanë pasur në dispozicion një biletë për të qenë të pranishëm në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

E gjitha kjo vjen në shenjë proteste pas arrestimit të 12 krerëve ultras të tifozëve, të cilët u vunë në pranga një ditë më parë nën akuzën e mashtrimit, zhvatjes dhe ushtrimit të presionit ndaj klubit.

Sipas autoriteteve italiane, krerët e tifozerisë së Juventusit kishin organizuar dhe një rrjet për shitjen e paligjshme të biletave, për këtë klubi iu kishte hequr dhe disa privilegje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë