Astronomi amator ukrainas zbulon një çudi në sistemin diellor

Edhe pse Gennady Borisov nuk merr asnjë rrogë nga institute shtetërore dhe në fakt nuk ka mbaruar as një shkollë të specializuar, inxhinieri ukrainas i ka shërbyer kohët e fundit astronomisë më shumë se disa prej kolegëve të tij “zyrtarë”.

Pasioni i tij, që filloi me ndërtimin e teleskopëve amatoriale dhe më pas të modeleve të trupave qiellore, ka bërë të mundur zbulimin e të paktën shtatë kometave dhe një numër të rëndësishëm asteroidesh, dhe ditët e fundit vrojtimet e tij kanë zbuluar një objekt vërtet të çuditshëm, që mund të jetë edhe unikal.

Ishte pikërisht Borisov që sinjalizoi një objekt misterioz që gjendej në skajet e sistemit diellor, por që nuk i përkiste asnjë vrojtimi të mëparshëm.

Institute të ndryshme filluan të kërkonin, me mjete shumë herë më të sofistikuara se ato të Borisov, dhe në fund ishte Observatori i Mauna Kea në Hawaii ai që kapi një pamje të objektit “fantazmë”.

C/2019 Q4 (Borisov)

Me sa duket, kemi të bëjmë me shembullin e parë të një komete ndëryjore, që ka mbërritur pra nga një sistem të ndryshëm diellor. Trupi për momentin quhet C/2019 Q4 (Borisov). Emri është më se i merituar për nder të ukrainasit dhe në vetvete kometa është një lajm shumë i rëndësishëm, nga momenti që kemi të bëjmë me objektin e dytë që kalon në sistemin tonë diellor nga një tjetër, pas asteroidit të quajtur Oumuamua.

C/2019 Q4 (Borisov) do mbetet në sistemin tonë rreth një vit, dhe jo disa ditë sa Oumuamua, gjë që do të ndihmojë në studimin  e mistereve të universit. Faleminderit, Gennady!

Shkarkoni aplikacionin e A2