Barcelona, gati rinovimi me Ansu Fati

Shpërthimi i talentit Ansu Fati i ka mahnitur të gjithë tek Barcelona që tashmë kërkon të blindojë afrikanin për të vijuar karrierën tek katalasanit.

Me mungesën e Leo Messit gjatë javëve të fundit, 16-vjeçari ka gjetur hapësira dhe ka qenë vendimtar në ndeshjet e fundit. Barcelona nuk ka ndërmend të lërë të lirë sulmuesin dhe për këtë i ka ofruar një rinovim kontrate prej tre vitesh dhe kalim në skuadrën e parë, që do të thotë edhe rritje financiare.

Fati, për shkak të aktivizimit me moshat, paguhet me rreth 300 mijë euro në sezon, ndërkohë që nënshkrimi i rinovimit do t’i rrisë të ardhurat e tij deri në 1 milion euro në sezon.

Shkarkoni aplikacionin e A2