Cakaj: Reforma në diplomaci do të vazhdojë, disa konsuj nderi të dyshimtë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, u shfaq optimist sot para Komisionit të Integrimit, se Shqipëria i ka kapacitetet administrative dhe ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, por tha se gjithçka varet nga vendimi politik dhe teknik i Këshillit Europian.

Cakaj tha se Gjermania, Holanda, Franca, Danimarka dhe Greqia kanë shqetësime të ndryshme për të qenë skeptikë për negocimin dhe pikërisht për këtë, Tirana ka nisur një fushatë diplomatike me qëllim që rekomandimi i Komisionit Europian të kthehet në një vendim pozitiv për vendin tonë.

Referuar situatës aktuale politike, Cakaj tha se Qeveria nuk mund të mbajë përgjegjësi për çfarë po bën opozita, por kërkoi angazhimin e të gjithë aktorëve për të bërë realitet aspiratën e shqiptarëve.

Ministri i Jashtëm në Detyrë, paralajmëroi gjithashtu se reforma në diplomaci do të vazhdojë, pasi në të shkuarën sipas tij ka pasur emërime arbitrare të diplomateve. Duke iu referuar shkarkimit të disa konsujve të nderit, Cakaj tha se disa prej atyre që janë larguar janë të dyshimtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2