Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Champions League, Dortmund sfidon Barça-n, Liverpool nis mbrojtjen nga Napoli

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 15:24 | Futboll
Champions League, Dortmund sfidon Barça-n, Liverpool nis mbrojtjen nga

Barcelona, një nga skuadrat pretendete të këtij edicioni, me mision shkurorëzimin e Liverpul i pret një përballje mjaft të vështirë, si ajo në “Signal Iduna Park” ndaj Dortmund. Trajneri Valverde vlerësoi skuadrën gjermane, ndërsa jep garanci edhe për rekuperimin e Leo Messi-t.

“Luajmë kundër një nga skuadrave më të mëdha të Bundesliga-s. Është e qartë që do të jetë e vështirë. Messi ka treguar formë të mirë në stërvitje. Të shohim nëse do të luaj”, tha trajneri i Barcelonës, Valverde.

“Është e rëndësishme që të mbrohemi jashtëzakonisht mirë. Barcelona do të shfrytëzojë edhe kundërsulmet, por ne do të jemi gati”, ka thënë trajneri i Dortmund në prag të sfidës.

Kampionët në fuqi ndërkohë, Liverpuli i Jurgen Klopp, nis mbrojtjen e titullit menjëherë me sfidë aspak të lehtë, përballë Napolit të Carlo Ancelotti. Tekniku gjerman i druhet urisë se italianëve për fitore, nisureliminimi i sezonit të kaluar.

“S’kam qenë kurrë në këtë situatë që të shkoj diku si kampion Europe. Ndaj nuk ja kam idenë. Di që Napoli do të jetë më i motivuar se kurrë për të na mundur”, është shprehur Klopp.

“Përballemi me skuadrën më të fortë në Europë. Me më të fortët dhe me ata që ende s’njohin humbje. Do të jetë një test i vështirë, në të njëjtën kohë edhe një ndeshje emocionuese”, ka reaguar Ancelotti.

Champions, ndërkohë, do të ngre siparin me takimin Inter-Slavia e Pragës. Në konferencën për shtyp, trajneri Antonio Conte u shpreh se pikërisht ndaj çekëve skuadra duhet të japë 110 përqind nga vetja. “E rëndësishme është ta nisim si duhet. Janë kampionët e çekisë dhe duhet të bëjmë kujdes përballë një skuadre fizike dhe me mentalitet fituesi. Lukaku luan vetëm nëse jep garanci që mundet”, ka thënë Conte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë