Champions League, edicioni i ri nis me dy supersfida

Champions League kthehet menjëherë me emocione të forta dhe dy supersfida. Liverpool, kampion i Evropës në fuqi, debuton në trasfertën e Napolit, ndërsa Barcelona me Lionel Messin të rikthyer përballet me testin e vështirë në fushën e Borussia Dortmund.

Më i lehtë debutimi i Interit, që luan me Slavia Pragën, ku do të kërkohen tre pikët e para në Grupin F, për të shfrytëzuar duelin direkt ndërmjet gjermanëve dhe katalanasve.

Ndeshje mjaft interesante edhe ajo ndërmjet Chelsea dhe Valencia, ndërsa Ajax e Benfica do të synojnë të përfitojnë nga faktori fushë.

Shkarkoni aplikacionin e A2