Cigaret elektronike, të sëmurët nga “vaping” shkaktojnë emergjencë në SHBA

“Duhej të ishte një alternative e shëndetshme për cigaret, apo jo?  Por rezultoi një vrasës.” Senatori i Illinois, Dick Durbin, është një ndër ligjvënësit e shumtë që u kërkojnë tregjeve online si E-Bay, Craigslist dhe Alibaba, që të ndalojnë shitjen e cigareve elektronike dhe produkteve që lëshojnë avull ndaj adoleshentëve.

Madje u bëjnë thirrje që t’i heqin këto produkte. “5 milionë studentë në Shtetet e Bashkuara përdorin produkte që lëshojnë avull”, saktëson Durbin.

Sëmundjet në mushkëri që lidhen me “vaping” në 36 shtete, kanë bërë që Autoritetet amerikane të aktivizojnë qendrën e tyre të operacioneve të emergjencës, që do të ndihmojë në fuqizimin e kundërpërgjigjes së tyre ndaj këtij kërcënimi shëndetësor.

Kalifornia, një nga 6 shtetet me raste vdekjeje nga “vaping”, po vendos masa strikte për verifikimin e moshës për blerësit online. Gjithashtu po nis një fushatë 20 milionë dollarëshe me qëllim që të informojë qytetarët për rrezikun e përdorimit të cigareve elektronike që lëshojnë avull.

“Do ta fokusojmë fushatën në luftimin e kësaj epidemie”, premton guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.

Shkarkoni aplikacionin e A2