Durrës, kapen 11 kg heroinë. Arrestohet shqiptari me banim në Zvicër

Policia ka sekuestruar 11 kg heroinë në Portin e Durrësit dhe ka arrestuar një 50-vjeçar banues në Zvicër si zotëruesin e lëndës narkotike.

Në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip Opel me drejtues shtetasin me iniciale A. S., shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë, kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti 25 pako heroinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2