Energjia “godet” eksportet, tkurren për të tetin muaj radhazi

Eksportet kanë pësuar rënie për të tetin muaj radhazi. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, eksportet e mallrave kapën vlerën e 200 miliardë lekëve gjatë periudhës janar-gusht, në rënie me 2.5% kundrejt një viti më parë.

Rënia më e madhe është regjistruar në grupin e mineraleve, lëndëve djegëse si dhe energjisë elektrike, ndikuar ndjeshëm nga prodhimi i ulët për shkak të thatësirës.

Importet nga ana tjetër shënuan vlerën e 429 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 3.1%. Tkurrja e eksporteve dhe rritja e importeve ka përkeqësuar deficitin tregtar të vendit.

Shkarkoni aplikacionin e A2